Mavraj “braktis” Hamburgun, për një ekipin e ri

Mbrojtësi i kombëtares, Mërgim Mavraj po përjeton një situatë aspak të mirë tek ekipi i Hamburgut. Për shkak të paraqitjes jo të mirë ai është lënë jasht disa ndeshjeve nga skuadra dhe u dërgua për stërvitje tek të rinjtë. Hamburgu ka pësuar edhe rënie nga Bundesliga, dhe tashmë duket se Mavraj po mendon largimin.

Sipas informacioneve, mbrojtësi do të udhëtojë drejt Turqisë. Mesa duket ekipi që do mirëpres mbrojtësin do të jetë Fenerbahce. Kjo skuadër është e interesuar për të blerë shërbimet e 31- vjeçarit, dhe e shikon atë si një as të shtuar në klub.

Eliza Gjediku – SHQIPERIA.CH

About the author