You are here
Home > Kombëtarja > Masat për ndeshjen e Shqipërisë, dhe gazetarët e pësojnë si tifozët

Masat për ndeshjen e Shqipërisë, dhe gazetarët e pësojnë si tifozët

Nuk kanë fund masat e ekzagjëruara që po merren nga Shteti shqiptar për organizimin e ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Së fundmi kanë dalë dhe në një njoftim për mediat, ku përveç tifozëve që u kërkohen të paraqiten në stadium 3 orë përpara fillimit të ndeshjes, për kontrolle të rrepta, pjesë e këtyre kontrolleve do të bëhen dhe gazetarët. Këtyre të fundit u kërkohen të paraqiten në stadium 2 orë përpara fillimit të ndeshjes, teksa edhe për ta do të ketë një kontroll të imtësishëm ashtu si dhe për tifozët.

Lajmërimi I Policisë së shtetit

Pershendetje! Te gjithe koleget e medias te akredituar per ndeshjen e kombetares sonte ne “Elbasan Arena ” jane te lutur te vijne ne oren 18:30 ne zonen e medias per procedurat perkatese ne stadium. Faleminderit!

 

Padyshim që po bëhet e zakonshme që në vendin tonë, gjithmonë sa herë vjen kombëtarja e Izraleit, ngrihen në këmbë të gjithë organet e sigurisë së shtetit, nga më i vogli, e deri tek organi më i madhi, për mbarvajtjen e kësaj sfide. Pa marrë parasysh presionin psikologjik që mund t’u krijohet të pranishmëve në stadium./Rexhino Begolli-Shqpiëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top