You are here
Home > Kombëtarja > Masa te reja dhe zakona të vjetra/ Një biletë për Kosovën, tifozët “shpërthejnë”…faqen e internetit!

Masa te reja dhe zakona të vjetra/ Një biletë për Kosovën, tifozët “shpërthejnë”…faqen e internetit!

Rradhë të gjata dhe ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës u desh në takimin e fundit që Kosova zhvilloi ndaj Ishujve Faroe, për të pasur një biletë për këtë takim.

Kjo panoramë vetëm për një ndeshje futbolli që nuk të krijon përshtypjen, por e tillë ishte situata dhe kështu u paraqit interesi për takimin e dardanëve. Në kushte të tilla, Federata e Futbollit në Kosovë vendosi që biletat të shiten të gjitha online, për të shmangur çdo situatë të pakëndshme.

Flitet për takimin ndaj Azerbajxhanit dhe që do të shërbej si një finale për të dyja përfaqësueset, pasi kush do t’ia dalë në këtë ndeshje, do të marrë edhe kreun e grupit. E si mund të ndodhte ndryshe? Vetëm 1 orë pas daljes në treg, më shumë se gjysma e biletave janë shitur, ndërsa faqa e internetit ka “shpërthyer” herë pas here nga mbingarkesa e madhe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top