You are here
Home > Kombëtarja > Maqedonia për turp/ Musliut ia urojnë datëlindjen shqip, derisa kujtohen…maqedonasit!

Maqedonia për turp/ Musliut ia urojnë datëlindjen shqip, derisa kujtohen…maqedonasit!

Një situatë shumë e sikletshme ishte ajo e ardhur në mbrëmjen e kësaj të marte te Maqedonia, teksa mbrojtësi Visar Musliu feston datëlindjen e tij të 24.

Sapo torta mbërriti te lojtarët e grumbulluar në tavolinë, ishte momenti që futbollistët të nisnin këngën për të uruar lojtarin në fjalë. Në çfarë gjuhe do të këndonin? Pikërisht, kjo ishte enigma më e madhe.

Lojtarët me origjinë shqiptare ishin të parët që thyen “akullin”, teksa nisën të këndonin në gjuhën shqipe: “Shumë urime për ty”. E menjëhershme ishte edhe një farë përgjigje e maqedonasve, që nisën të këndonin për pak çaste, në gjuhën e tyre e të uronin Musliun për datëlindjen.

Derisa në një moment, vendoset konsensusi dhe urimi për futbollistin shqiptar, bëhet në gjuhën angleze. A ka turpërim më të madh? Ndoshta po, ndoshta jo, por Maqedonia e ul kokën për herë të disatë edhe në një moment festimi, për të kuptuar qartësisht se kurrsesi nuk mund të quhet një Kombëtare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top