You are here
Home > Kryefaqja > Maqedonia ndërron edhe emrin e stadiumit, shqiptarët tallen: Vendoseni “Mahmut Ferati” më mirë!

Maqedonia ndërron edhe emrin e stadiumit, shqiptarët tallen: Vendoseni “Mahmut Ferati” më mirë!

Tashmë emri Maqedoni i përket së shkuarës, teksa pas atij konflikti me Greqinë, është tjetërsuar emërtimi në Maqedonia e Veriut. Por nuk mbaron këu, gjithashtu edhe emri i stadiumit “Filip II” është ndryshuar nga ana e Qeverisë së këtij shteti.

Stadiumi ka marrë emrin “Tose Proeski”, një ikonë e muzikës maqedonase, që ka vdekur në moshën 27-vjeçare. Por këtë lajm nuk e kanë pritur aspak mirë tifozët shqiptarë, që me humor kanë reaguar për këtë vendim të pazakontë.

Një këngëtar kurrsesi nuk mund të ketë lidhje me futbollin, që stadium i Shkupit të mbaj edhe emrin e tij. Megjithatë tifozët shqiptarë shkojnë edhe më tej, duke kërkuar një peticion që arena futbollistike e Tetovës të riemërohet në “Mahmut Ferati” apo “Zyber Avdiu”, që i përkasin sërish fushës së muzikës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top