Maqedonia me mungesa të rëndësishme

Shqipëria ka një tjetër mundësi për të marrë një rezultat pozitiv në kualifikueset e botërorit, në takimin kundër Maqedonisë, do të luhet të martën në orën 20:45 në Strumicë.

Maqedonia ka një mungesë të rëndësishme në formacion. Mesfushori me tipare sulmuese Elif Elmas nuk është në dispozicion të trajnerit Igor Angelovski, pasi plotësoi numrin e kartonëve.

Elmas i cili sapo ka firmosur me Fenerbahce dha pasimin për gol në fitoren e Maqedonisë në Izrael.
Kuqezinjtë, me kthimin e Armando Sadikut, pritet të shfaqen më të rrezikshëm në sulm.

Shqipëria nuk ka fituar asnjëherë më parë në fushën kundërshtare një takim me përfaqësuesen maqedonase, por as nuk humbet prej 10 vitesh./TV Klan

About the author

GALERIA