You are here
Home > Futboll Bota > Manchester City po i kthehet në bumerang, në Angli për Muriqin: Disi e çuditshme sesi do vazhdojë!

Manchester City po i kthehet në bumerang, në Angli për Muriqin: Disi e çuditshme sesi do vazhdojë!

Arijanet Muriqi është larguar në merkaton e verës te Notingham Foresti, në formën e huazimit nga Manchester City. Fillimisht vetë fakti se portieri shqiptar vinte nga gjigandët e “Premier League”, mjaftonte si e dhënë për t’i besuar vendin e titullarit.

Por ndërkohë në mënyrë të çuditshme Notingham Foresti zyrtarizoi edhe portierin e pestë, Samba, i ardhur nga Franca. Pikërisht ky do të ishte edhe gardiani titullar që mbrojti portën ndaj Fulhamit në fitoren në transfertë me rezultatin 1-2, ndërsa bindi trajnerin dhe tifozët.

Sipas një analize të bërë publike nga ana e gazetarit Matthew Baldwin, Muriqi rrezikon edhe për shkakun se vjen thjeshtë si një huazim nga Manchester City, ndërsa Samba është portieri i së ardhmes pasi u  transferua te Foresti përfundimisht.

“E kam thënë se porta është në ajër, pasi Muriqi do të ketë të ardhmen diku tjetër, ndërsa Samba u projektua si portieri i së ardhmes. Trajneri Lamouchi e tha pas ndeshjes se do t’i ndryshonte portierët në bazë të kundërshtarit. Pra Muriqit iu tha: “Ju nuk jeni aq i mirë sa për këtë kundërshtar, unë po shkoj me këtë djalin tjetër”. Nuk dua të kritikoj trajnerin për vendimin, pasi siç e pohoi dhe vetë zgjedhja i doli e goditur. Por e kam të çuditshme disi sesi do të vazhdojë kjo situate në portën e Notingham Forestit”, ka thënë mes të tjerash Baldwin. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top