You are here
Home > Futboll Bota > Manchester City mori “Premier Leaguen”, por Arijanet Muriqit nuk i jepet medalja e fituar

Manchester City mori “Premier Leaguen”, por Arijanet Muriqit nuk i jepet medalja e fituar

Manchester City e fitoi “Premier Leaguen” edhe në këtë sezon, megjithëse historia për ekipin e Pep Guardiolës ishte disi më e komplikuar. Gjithçka u vendos në përballjen e fundit, atje ku “qytetarët” fituan me rezultatin 1-4 ndaj Brightonit, për të triumfuar në kampionatin anglez.

Futbollisti shqiptar i vetëm i Manchester City, Muriqi, nuk e ka gëzuar në mënyrë të plotë këtë triumf. Portieri i Kosovës ka mbetur pa medalje, për shkak të rregullave që janë në Angli. Kështu, një lojtar nuk mund të marrë medaljen e kampionatit, nëse nuk ka luajtur të paktën 5 ndeshje në “Premier League”. Muriqi nuk e plotëson këtë kusht, pasi është aktivizuar vetëm në Kupë, ndërsa tani përgatitet për një huazim në fundin e sezonit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top