You are here
Home > Kombëtarja > Manajn e Instagramit t’ia lëmë të kaluarës, aktuali i Albacetes e thyen i vetëm Turqinë

Manajn e Instagramit t’ia lëmë të kaluarës, aktuali i Albacetes e thyen i vetëm Turqinë

Në atë humbje që Shqipëria do të pësonte ndaj Skocisë në takimin e parë, nervat e Panuçit do shkarkoheshin të gjitha te Manaj. Sulmuesi nuk mund të duronte shumë gjatë pa telefonin e tij dhe menjëherë e hapi atë në dhomat e zhveshjes.

Tekniku italian ishte i irrituar dhe nuk mundi ta përtypte dot këtë sjellje duke e quajtur si joprofesionale. Por që nga ajo kohë, shumë ndryshime kanë ardhur te sulmuesi shqiptar. Tani është vetë ky i fundit, që me Albaceten shkon i pari në stërvitje. Tani është vetë Manaj që nuk konsiderohet më ai adoleshenti i marrosur pas rrjeteve sociale, por i përkushtuar tërësisht fushës së blertë.

Rezultatet janë treguar, pasi lojtari i Shqipërisë ka arritur të shënoj shumë herë në portën kundërshtare e të premtoj po shumë për Kombëtaren. Duke parë gjithë aftësitë e këtij njeriu, mund të themi se nëse Manaj vendos të lërë pas të kaluarën e tij dhe mban formën e Albacetes te Shqipëria, ndoshta mund të mjaftoj edhe i vetëm për të thyer Turqinë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top