Man. City si Barça, vendos rekord të çmendur në Premier League

Tika-Taka e dikurshme e Barcelonës nuk është më tabu në Premier League. Me ardhjen e Pep Guardiolës në kapin e sheikëve, organizim i ndeshjeve nuk është më i njejti tek Man. City. “Blutë” në ndeshjen e fundit ndaj Çelsit kanë dhuruar sepektakël pasimesh brenda një ndeshje.

Plot 902 pasime të sakta nga 975. Shifra të çmendura që nuk ishin rregjistruar kurrë herë më parë në kampionatin anglez. Efekti Guardiola është parë prej kohësh duke mos venë në diskutim për asnjë moment kryesimin e tabelës.

Lojtari rekordmen i Man. City u shpall mesfushori Gajdogan me 174 pasime personale. Një rekord që nuk ishte arritur më herët nga një lojtar i Premiere League. Por tashmë asnjë nuk duket tabu me një strateg si Guardiola.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author