You are here
Home > Kombëtarja > Mahnitën në tribunë, por cili ishte mesazhi i “Tifozave Kuq e Zi”?

Mahnitën në tribunë, por cili ishte mesazhi i “Tifozave Kuq e Zi”?

Tifogrupi më i madh në Shqipëri ishte padyshim zemra dhe energjia e djemëve të Kombëtares në fitoren e mbrëmshme. Përgjatë 90’ minutave TKZ nuk e ndalën jehonën e tyre duke lëshuar në maksimum zërin në mbështetje të skuadrës. Në fillim të takimit nuk mund të mungonte edhe një koreografi epike nga grupimi. E punuar deri në detaje tifozët e zjarrtë të Shqipërisë shpalosën flamurin kombëtar të Shqiptarëve. Jo këtë flamur që kemi sot, por atë të parinë në historinë e shtetit tonë.

Flamurin që ngriti Skëndërbeu në 1443 në Krujë pas çlirimit të qytetit. Në flamurin e TKZ qendronte shqiponja e Skëndërbeut, duke qenë se jemi në vitin e Heroit Kombëtar. Një gjetje fantastike e tifozerisë e cila la mbresa tek shikuesit. Në flamur qendronte edhe viti “1444”, vit në të cilin Skëndërbeu mbajti Lidhjen e Lezhës duke bërë bashkë të gjithë Princat Shqiptarë nën një synim të vetëm, të mbrohej mëmëdheu.

“BASHKIMI BËN FUQI” ishte detaji i fundit për të mbyllur një super koreografi. Meshazhi është i qartë, në vitin e Skëndërbeut, shqiptarët duhet të jenë bashkë më tepër se kurrë. Jo vetëm këtë vit por gjithmonë përkrah njeri-tjetrit. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë? Këtë nuk e dimë por TKZ ka një mesazh mjaft domethënë  që lidhet me “BASHKIMIN”. Gjithsecili tanimë duhet t’i vendosi vet pikat mbi “i”./Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top