Macja e zezë e Etrit Berishës ka vetëm një emër…Icardi!

Në “Guzepe Manza” nuk ka histori. Inter fiton pastër 2-0 ndaj Atalantës në javën e 13-të të kampionatit italian.

Autori i dy golave ishte si gjithmonë ai, kapiteni i zikaltrëve dhe makthi i gardianit të kombëtares sonë. Në pjesën e parë të dyja skuadrat patën një ritëm të qendrueshëm me njera-tjetrën. Interi qendronte vazhdimisht në sulëm me goditje të rrezikshme ndaj Atalantës.

Rastin më të pastër e pati Icardi, i vetëm përballë Berishës, argjentinasi nuk arrinë dot të shënojë. Në pushimin midis pjesëve porta e Atalanës do të qendronte e paprekur por me fillimin e të dytës çdo gjë do të merrte kthesën. Presioni i sulmit zikaltër ndihej së tepërmi. Berisha gjatë gjithë kohës urdhëronte mbrojtësitë të mbyllnin më mirë hapsirat e rrezikshme. 

Goli i parë për vendasit do të vinte në minutën e 51′ nga një harkim në zonë nga Candreva. Icardi i pa mbuluar siç duhet, dërgon topin në rrejt duke lënë portierin tonë të pa lëvizur. Me gjithë reagimet e mungëshme sulmi i Atalantës ishte i dobët përballë mbrojtjes së zikaltrëve. Me një kundërsulëm të shpejt, Icardi shënon serish me kokë nëntë minuta pasi kishte realizuar golin e parë. Fal një krosimi tjetër në zonë, këtë herë nga D’Ambrosio, argjentinasi shtynë edhe njëherë topin drejt rrjetës me shumë lehtësi. 

Në fund të takimit padyshim kapiteni i Interit vlersohet si lojtari i ndeshjes. Ndërsa për Berishën nota do të ishte më e ulta e mundëshme se lojtarët e tjerë. 

Deri më tani Icardi i ka shënuar 5 gola në dy takime. Hera e fundit ishte një 3-golësh në humbjene thellë 7-1 të muajt Mars në sezonin e shkuar. Për Berishën, argjentinasi, mbetet një mace e zezë që i sjell gjithmonë probleme në fushë. 

Përgatiti: Armend Pire – SHQIPERIA.CH 

About the author