Lushnja në garë me kohën për të luajtur në “Roza Haxhiu”

Ekipi i Lushnjës që do garojë në Kategorinë Superiore sezonin që vjen është në luftë me kohën për sa i përket rikonstruksionit të stadiumit të tyre “Roza Haxhiu”. Ekipi do të zhvillojë ndeshjen e parë me Vllazninë e Shkodrës më 9 Shtator 2017 dhe synon që ta luajë përpara tifozerise verdhjeshile.

Lushnja administrohet nga Bashkia e Lushnjes e cila së bashku me FSHF-në po investojnë në stadiumin e Lushnjës që të plotësojë kriteret për ndeshjet e Superligës. Por edhe pse punimet kanë qenë të parapara të fillojnë më herët një gjë e tillë mungon që e bën Lushnjën tashmë të luftojë me kohën në qoftë se dëshiron të zhvillojë ndeshjet në Lushnjë.

Objektivi i Lushnjës është qëndrimi në Superiore me bazën e lojtarëve që janë nga Lushnja dhe me disa afrime ekipi verdhjeshil i duhet dhe tifozeria për të patur sukses. Në rast se stadiumi i tyre nuk do të jetë gati atëhere Lushnja ndeshjet si vendas do ti zhvillojë në “Loni Papuciu” të Fierit.

About the author