“Lumë” talentesh në Itali, Dionis Sheshi firmos për Arecon

Ajo që pritej prej vitesh, po ndodh: dhjetëra të rinj shqiptarë po pushtojnë kategoritë e ndryshme të futbollit në Itali, sepse po rriten brezat e rinj, me lojtarë të moshës 15-21 vjeç që po fillojnë të shkëlqejnë.

I fundit që është tashmë pjesë e futbollit profesionist është Dionis Sheshi, mesfushor i ditëlindjes 1999.

Menaxheri i njohur Sokol Haxhia e ka transferuar tek Areco, në Lega Pro, pas sezonit të fundit me të rinjtë e Sienës.

Vetëm pak ditë më parë Andrea Isufaj u transferua te Kievo, ndërsa tani vjen edhe ky transferim, që konfirmon se në Itali ka talente pa fund, që duhen monitoruar me shumë kujdes nga Federata Shqiptare e Futbollit.

About the author

GALERIA