You are here
Home > Futboll Bota > Luhet me një portë, Veseli është gëzimi i milanistëve dhe trishtimi i shqiptarëve të Atalantës

Luhet me një portë, Veseli është gëzimi i milanistëve dhe trishtimi i shqiptarëve të Atalantës

Atalanta ka zhgënjyer gjatë mbrëmjes së sotme ndaj Empolit në shtëpi, duke mos arritur më shumë se një barazim pa gola. Pavarësisht faktit se ka dominuar përgjatë 90 minutave, praktikisht duke u luajtur vetëm me një portë, ekipi nga Bergamo nuk i ka marrë dot tre pikët.

Kjo pasi portieri i miqëve, Dragovski, ka qënë në një nivel fantastik. Në shumë raste ka ndalur gjuajtjet drejt portës së tij, ndonjëherë duke dalë edhe përtej mundësive. Ndërkohë ndoshta ndeshjen e sezonit mund të ketë bërë edhe mbrojtësi shqiptar, Veseli.

Thuajse gjatë 90 minutave vihej re në fushën e lojës me përqëndrimin maksimal, duke ia vështirësuar shumë punën sulmuesve të Atalantës, që janë të pandalshëm në Serinë A. Ndërkohë pas këtij barazimi, janë tifozët e Milanit ata që festojnë, pasi me një fitore të Atalantës do të ishte kjo skuadër që do i kalonte kuqezinjtë, për të mbërritur në vendin që të jep “Champions Leaguen”.

Një trishtim i madh edhe për dy lojtarët shqiptarë të Atalantës, Gjimshiti dhe Berisha, që e kishin detyrim fitoren e sotme për të mbajtur shpresa reale rreth një surprize në këtë sezon. Asnjë prej dy futbollistëve të Kombëtares nuk luajti ndaj Empolit, por me situata të ndryshme. Sa i përket Gjimshitit, trajneri Gasperini i beson gjithmonë në kundërshtarët më të fortë të Serisë A si ndaj Juventusit dhe Interit, ndërsa në takimet e tjera e ndërron shpesh pjesën e prapavijës. Ndërkohë që Berisha tashmë ka përfunduar në stol, pasi Golini po bën mirë te ekipi nga Bergamo. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top