You are here
Home > Kombëtarja > Luganos i rrezikohet Europa, media zvicerane: Sadiku dështoi keqazi në 15 minutat e fundit

Luganos i rrezikohet Europa, media zvicerane: Sadiku dështoi keqazi në 15 minutat e fundit

Armando Sadiku nuk ka arritur të gjejë golin me Luganon në përballjen e Xamaxit, pavarësisht se u rikthye si titullar pas shumë kohësh. Trajneri Celestini i ka besuar për 90 minuta sulmuesit shqiptar, që nuk është në formën e tij më të mirë.

“Cdt.ch” ka raportuar ndeshjen e sotme që është zhvilluar, atje ku Lugano nuk shkoi më shumë sesa një barazim 1-1. Arritja në Europë vështirësohet së tepërmi për skuadrën ku është huazuar Sadiku, që heq dorë nga vendi i tretë. “Sadiku ka pasur dy shanse të mira në 15 minutat e fundit të takimit, por dështoi keqazi. Tani gjithçka mund të ndodh, në një kuptim, ose në një tjetër. Sadiku përsëri, është në krye të listës”, shkruan media zvicerane. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top