You are here
Home > Bundesliga > “Luftëtar, punëtor dhe vizionar”! Mediat gjermane e afrojnë, nuk kursehen me Rexhbecajn

“Luftëtar, punëtor dhe vizionar”! Mediat gjermane e afrojnë, nuk kursehen me Rexhbecajn

Ditën e djeshme Elvis Rexhbecaj arriti të shënonte golin e tij të parë në Bundesligën gjermane, ku ndonëse skuadra e tij u mposht me rezultatin 2-1 në transfertë përballë Shalkes, kjo ka qënë një ndeshje e veçantë për shqiptarin.

Komentet dhe urimet për Rexhbecaj kanë qënë të shumta, teksa nuk munguan edhe nga ana e mediave gjermane. E tillë ishte edhe etiketimi që “Sport Buzzer” i bëri futbollistit shqiptar, që e cilësojë mesfushorin me origjinë shqiptare, si një luftëtar i cili nuk ka frikë nga duelet në fushën e blertë dhe gjithashtu ka theksuar faktin se ai gjithmonë ka vizionin e madh për të pasur te shokët e skuadrës.

“Rexhbecaj është një punëtor, një luftëtar i cili nuk ka frikë nga duelet, por gjithashtu ka vizionin për të pasuar tek shoku i tij”, shkruhet në median në fjalë.

Kujtojmë që Elvis Rexhbecaj është vetëm 21-vjeç, ku në kampionatin gjerman konsiderohet si një nga yjet  e “Bundesligës”, që është në lindje. Përsa i përket Kombëtares, Elvisi ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare për të luajtur me Kosovën, Shqipërinë apo Gjermaninë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top