You are here
Home > Futboll Bota > “Luani” që e duan të gjithë, trajneri i Baselit duhet të bëjë prapakthehu me shqiptarin

“Luani” që e duan të gjithë, trajneri i Baselit duhet të bëjë prapakthehu me shqiptarin

Taulant Xhaka është një nga ata lojtarët që ka më shumë nevojë mesfusha e Panuçit dhe është më i rëndësishmi në kampin kuqezi. Por gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet me klubin e tij të Baselit.

Prej disa javësh, Xhaka e ka humbur formacionin e titullarit tek ekipi zviceran,  teksa ka patur edhe shumë polemika në drejtim të numrit një të pankinës së Baselit. Taulant Xhaka është nga ata lojtarë që kanë shumë popullaritet dhe gjithashtu është një ndër idhujt e tifozëve të klubit të njohur zviceran. Megjithatë edhe pse nuk po i krijohen dot minutat tek Baseli, për legjionarin ka patur interesim edhe nga ekipet e “Premier Ligës”, si Njukasël, që mund të ishte një mundësi më e artë për mesfushorin e Kombëtares.

Ndonëse po kalon një kohë jo të mirë në skuadrën ku ai është pjesë prej disa vitesh, Taulanti sërisht tregoi se është në formën e tij më të mirë, teksa në dy sfidat e Shqipërisë,  u pa mesfushori është gjithmon gati kur kanë nevojë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top