You are here
Home > Kombëtarja > Luan me Shqipërinë, kapiteni i të rinjëve të Fiorentinës: Nëse më fton Italia, do ta mendoja kalimin

Luan me Shqipërinë, kapiteni i të rinjëve të Fiorentinës: Nëse më fton Italia, do ta mendoja kalimin

Erald Lakti është futbollisti i Kombëtares U-19, i cili luan edhe me të rinjtë e Fiorentinës. Në këtë skuadër ai ka marrë edhe shiritin e kapitenit, ndërsa pritet edhe grumbullimi i tij me ekipin e parë. Mesfushori 18-vjeçar, i lindur në Prato të Italisë, në një intervistë për “Corriero dello Sport” shprehet se ende nuk e ka mbyllur çështjen e Kombëtares.

Për momentin luan te Shqipëria, por nëse Italia do të dërgonte një ftesë në drejtim të tij, ndoshta gjithçka do të merrte një rrjedhë tjetër. Të paktën, këtë mundësi e lë të hapur vetë futbollisti.

“Unë përpiqem të marrë shembull mentaliteti fitues nga Ibrahimovic, ndërsa në fushë më pëlqen gjithmonë teknika e Mascherano. Jam gati të punoj dhe të jap gjithçka për të përmbushur endrrën time. Në skuadrën e parë të Fiorentinës nuk e kam ndierë veten të përjashtuar. Më pëlqen Verertout, le të themi që jam pak si ai. Deri në këtë moment kam luajtur për Shqipërinë, por nëse Italia do të më thërras, do ta mendojë këtë”, u shpreh Erald Lakti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top