You are here
Home > Futboll Bota > Luajti vetëm 4 minuta me Barcelonën, tifozët për Mustafin: Është shumë keq, përse këtu?

Luajti vetëm 4 minuta me Barcelonën, tifozët për Mustafin: Është shumë keq, përse këtu?

Shkodran Mustafi vazhdon të jetë futbollisti më i urryer për tifozët e Arsenalit. Sa herë që një gabim ndodh dhe një gol pësohet nga skuadra angleze, ndërsa Mustafi gjendet në fushë, atëherë faji bie mbi mbrojtësin shqiptar.

Kjo ndodhi edhe ndaj Barcelonës në miqësore, atje ku rezultati përfundoi 2-1 në favor të katalanasve. Mustafi u aktivizua në minutën e 86, ndërsa vetëm disa minuta më vonë do të vinte edhe realizimi i Luis Suarezit.

Në reagimet e marra të tifozëve të Arsenalit pas ndeshjes, menjëherë përgjegjësia bie mbi një lojtar të vetëm: “Mustafi e dreqos fare. Nuk di të mbroj, nuk di të luaj, nuk di të godas, përse duhet të jetë ende në ekip? Përse kërkojnë 40 milionë për Mustafin?”, ishte pyetja e ngritur nga tifozi.

Ndërkohë gazetari kërkon më shumë shpjegime mbi këtë rast, duke e pyetur tifozin se përse faji bie gjithmonë te i njëjti futbollist: “Po sepse Mustafi është shumë keq, vërtet shumë keq”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top