LSDM-ja shpalli fitoren

Zyrtari i lartë i LSDM-së, Petre Shilegov përmes një konference për shtyp shpalli fitoren e partisë të cilës i takon. Ai tha se LSDM-ja ka shënuar fitore në shumicën e qyteteve kryesore në Maqedoni. Ai tha se, në Maqedoni fitoi liria ndaj regjimit.

Fitore e madhe në Shkup, Kumanovë, Strumicë, Strugë, Kavadar, Gostivar, Dibër dhe në numër më të madh në zonat urbane në vend, këtë e theksoi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegovi.

“Festohet për jetë në Maqedoni. Kjo do të thotë se regjimi i Gruevskit është e kaluar”, tha sonte zëdhënësi i LSDM-së, Peter Shilegov.
Atmosfera në selinë ishte euforike. Po këndohet “Shutka nuk të ikë Nikolla”.

About the author