You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Lotët e tifozit të veçantë, Vushtria kthimin e dikurshëm me trajnerin shqiptar nga Shqipëria

Lotët e tifozit të veçantë, Vushtria kthimin e dikurshëm me trajnerin shqiptar nga Shqipëria

Në vitin 2014, ekipi i Vushtrisë do të shpalleshin kampion për herë të parë në historinë e këtij klubi në kampionatin kosovar. Ishte pikërisht shpërblimi i një pune intensive për afro 10 vjetësh, teksa Vushtria luftonte për t’u shpall kampion.

Qyteti i Vushtrisë, ka sportëdashësit nga më të zjarrtë përsa i përket travave shqiptare, ku çdo gjë në jetën e tyre të përditshme e lidhin me futbollin. Në momentin që ata u shpallën kampion, i gjithë qyteti vlonte nga gëzimi dhe askush në atë ditë nuk do ta kishte mëndjen tjetër kund, veçse tek skuadra e qytetit. I tillë është edhe Baca Raif, teksa lotët e tij në atë moment prekën të gjithë sportëdashësit, tifozët, njerzit e thjeshtë madje dhe të gjithë qytetin.

Tashmë skuadra që përfaqëson vushtriasit, gjëndet në një kategori më poshtë se elita e futbollit kosovar. Kujtojmë që trajneri i tyre Samuel Nikaj me punën që po bënë tek ky ekip, është kthyer në pretendentin kryesor për tu ngjitur në kategorinë e më të mirave në Kosovë. Tashmë mund të jetë koha që Vushtrisë t’i rikthehet gëzimi dhe harmonia, pasi ky qytet e ndjen shumë mungesën e ekipit të tyre në elitën e Kosovës, ndërsa të gjithën këtë panoramë fillimisht e sjell “Vushtria.net”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top