You are here
Home > Futboll Bota > Lorik Cana kërkon gjurmët e Igli Tares: Dëshira ime më e madhe, Shqipëria nuk ndryshon nga Italia

Lorik Cana kërkon gjurmët e Igli Tares: Dëshira ime më e madhe, Shqipëria nuk ndryshon nga Italia

Në shkollën e trajnerëve në Kamëz, është duke vazhduar kursi për drejtorët sportivë. Rreth 22 persona kanë qenë të pranishëm këto kohë, për të mësuar më shumë nga programi i Federatës, që i jep atyre mundësinë për të pasur njohuri më të sakta në fushën e drejtimit të një ekipi futbolli.

Mes tyre ka qenë i pranishëm edhe kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana. Në një prononcim për “FSHF TV”, Cana është ndalur gjatë për të komentuar këtë eskperiencë e re, duke shprehur dëshirën e tij për të drejtuar një klub, ashtu si edhe Igli Tare.

“Kursi po shkon mirë, është një gjë që duhet të realizoja dhe për informacione personale. Shumë gjëra kanë ecur përpara, duke nisur nga program i përgatitjes së trajnerëve, përgatitjes fizike e shumë të tjera. Pjesa e drejtorit sportiv është shumë e rëndësishme, për të mos thënë më e rëndësishmja.

Për ata persona që duan të administrojnë një klub, ky kurs është esencial. Është një gjë e mirë që nëpërmjet Federatës, po përgatiten persona që të drejtojnë sa më mirë. Planet e mia? Sigurisht, rreth sportit dhe futbollit.

Kur vjen nga kjo botë, do të rrish sërish afër. Do të doja shumë që të jem drejtues sportiv, por dua të pres momentin dhe kohën e duhur. Avantazhi që kemi në vendin tonë, edhe për përgatitjen e trajnerëve, është njësoj si të përgatitesh në Itali dhe të kesh njohuri të mira”, u shpreh Cana. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top