You are here
Home > Futbolli Shqiptar > “Lokomotiva e Uzunit” surprizohet në shtëpi, zhdukja e Kastratit është pa panik për Kosovën

“Lokomotiva e Uzunit” surprizohet në shtëpi, zhdukja e Kastratit është pa panik për Kosovën

Lokomotiva e Zagrebit ose e Uzunit, është surprizuar në shtëpi pasi është ndalur në një barazim pa gola, në përballjen me Rudes. Sulmuesi shqiptar ka shënuar gjithmonë për skuadrën kroate, duke e ndihmuar në shumë raste që të dalë me tre pikë nga stadiumi.

Por këtë herë ndaj vendit të fundit të kampionatit, në një ndeshje që konsiderohej thjeshtë formale për t’u luajtur, ka ardhur edhe vështirësia më e madhe. Ekipi i Tomiç  nuk ka qenë i qartë në veprimet për të sjellë fitoren.

Uzuni ka pasur edhe disa shqetësime nga takimi i fundit, gjithsesi vendosi të luante dhe të ishte i gatshëm për skuadrën. Nga ana tjetër, një surprizë ishte dalja nga lista e Lirim Kastratit. Futbollisti i Kosovës nuk ndodhej as në stolin e Lokomotivës, por nuk ka vend për panik në prag të ndeshjeve të Kombëtareve. Kjo pasi do të jetë i gatshëm që nga takimi i rradhës, ndërsa u la jashtë për përballjen ndaj Rudesit pasi kishte një dëmtim dhe kërkonte kohë për t’u rikuperuar edhe nga kalendari i ngjeshur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top