Lojtari i Olimipiakosit të Hasit tërbon grekët me festimin e çmendur (FOTO)

Felipe Pardo ishte nota e vetme pozitive në mbrëmjen e djeshme për Olimpiakosin, që u mund në shtëpi në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi kolumbian, i futur në fushë në fundin e ndeshjes, realizoi dy gola për të bërë pak më të pranueshme disfatën përballë Sportingut të Lisbonës me shifrat 3-2.

Vetë lojtari ka festuar si i çmendur golat që ka shënuar, sidomos të dytin në shtesën e ndeshjes, që u dha për pak çaste grekëve shpresën e një barazimi të arritshëm. Fotot në vijim tregojnë më së miri mënyrën e çuditshme me të cilën festoi futbollisti.

Pamjet kanë bërë sot xhiro në të gjitha portalet greke të cilat e kanë cilësuat veprimin si të ekzagjeruar duke marrë në konsideratë faktin se Olimpiakosi ishte gjithsesi në humbje në ato momente. /Panoramasport

About the author

GALERIA