You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Lojtari i Kosovës largohet pas 6 vitesh, presidenti e kërkon nga “Facebook”: Kalo nga Gjilani!

Lojtari i Kosovës largohet pas 6 vitesh, presidenti e kërkon nga “Facebook”: Kalo nga Gjilani!

Pas 6 vitesh shërbimi dhe kontributi për fanellën e Kukësit, Besar Musolli ka njoftuar shkëputjen nga verilindorët. E dhimbshme disi, ndërsa futbollisti është larguar për shkak të dëmtimit që ka pësuar, që e lë për shumë kohë jashtë fushës së blertë.

Me Kukësin, Musolli ka fituar edhe një vend në përfaqësuesen e Kosovës. Tashmë historia është e mbyllur dhe lamtumira është dhënë përfundimisht edhe nga vetë lojtari. Në kohët moderne, propozimet për marrëveshje vijnë nga Facebook.

Presidenti i klubit të Gjilanit, Florim Zuka, në njoftimin që ka bërë Musolli për ndarjen nga Kukësi në rrjetet sociale, i ka bërë edhe një propozim lojtarit, duke i thënë se kur të largohet nga Tirana, të mos shkojë në vendlindje, por të ndalet në Gjilan. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top