You are here
Home > Kombëtarja > Lojtari brazilian i Lokomotivës së Zagreb: Sa erdha në Kroaci, më ndihmoi direkt Myrto Uzuni

Lojtari brazilian i Lokomotivës së Zagreb: Sa erdha në Kroaci, më ndihmoi direkt Myrto Uzuni

Myrto Uzuni është duke kaluar një sezon fantastik në Kroaci me ekipin e Lokomotivës së Zagrebit. Sulmuesi shqiptar është kërcënimi kryesor i këtij ekipi dhe kjo i ka rritur shumë pikët e tij në tregun e futbollit.

Ndërkohë ende nuk kanë kaluar shumë kohë, nga ajo mbërritje e Uzunit në Kroaci, pasi më parë luante me Laçin. Terreni nuk do të ishte edhe aq i shtruar për shqiptarin, përkundrazi, mes vështirësive të mëdha të përshtatjes e ambientimit, i krijoi mundësinë vetvetes.

Së fundmi është mbrojtësi brazilian Franklin, që më parë ka luajtur për Korinthias dhe në 2019 iu bashkua Lokomotivës, që flet për Myrto Uzunin. Duke parë atë që vuajti vetë mbi shpatulla, lojtari i Kombëtares u jep gjithmonë një dorë të tjerëve:

“Kur erdha ishte shumë e komplikuar. Unë nuk i dija vendet, njerëzit pastaj edhe gjuha. Por sapo kam ardhur te Lokomotiva e Zagrebit, kam bërë menjëherë shok Myrto Uzunin. Pastaj edhe Lirim Kastratin, që kemi kaluar shumë së bashku”, ka thënë Franklin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top