You are here
Home > Futboll Bota > Llogjika e futbollistit dhe fjalët e tyre të programuara, Vidal: I lumtur për 3 pikët në…Kupë

Llogjika e futbollistit dhe fjalët e tyre të programuara, Vidal: I lumtur për 3 pikët në…Kupë

Intervistat e futbollistëve për mediat para dhe pas ndeshjes, tashmë janë kthyer në një rutinë të mërzitshme, të cilat thjeshtë duhet të bëhen e pak dëshirë ka për të informuar shikueshin për gjendjen e paraqitur në fushën e lojës.

Por fjalët e Arturo Vidal, pjesë e Barcelonës, pas ndeshjes ndaj Cultura Leonesas në Copa Del Rey,  janë thjeshtë gjeniale. Për të treguar sa më shumë kënaqësi të tepruar, kur në fakt kiliani nuk e ka më shumicë lumturinë, sepse nuk preferohet nga tekniku Valverde, shkon deri aty sa për të bërë një gafë qesharake.

“Jemi shumë të lumtur, luajtëm mirë në fushë e në fund ia arritëm të merrnim 3 pikët”. Pikësëpari në Kupë kurrsesi që nuk mund të jepen tre pikë, kundërshtari me të cilin katalanasit u përballën ka pak lidhje me “La Ligan”, ndërsa vetë Barcelona do të luaj një tjetër takim pas vetëm pak kohësh me të njëjtin kundërshtar në “Camp Nou”. Por gjithë këto nuk mjaftuan, Vidali i gëzohet tre pikëve dhe më pas kërkon falje. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera

Leave a Reply

Top