You are here
Home > Futboll Bota > Liverpul-Mançester Siti, flet legjenda e të kuqëve: Shaqiri duhet të startojë nga minuta e parë!

Liverpul-Mançester Siti, flet legjenda e të kuqëve: Shaqiri duhet të startojë nga minuta e parë!

Legjenda e ekipit anglez të Liverpulit, Jan Molbi  është rikthyer të komentojë për ish-klubin e tij ku ka luajtur për rreth 8 vjet. Ai ka folur për mediat angleze në lidhje me përballjen e ditës së nesërme atë të Liverpulit kundër Mançester Sitit.

Për lojtarin legjendar të “The Reds”, mendon se Xherdan Shaqiri meriton ta startojë sfidnë e nesërme nga minuta e parë. Për të mesfushori shqiptar që luan në Kombëtare e Zvicrës, po tregon një paraqitje të nivelit të lartë me klubin e kuq, ndonëse nuk ka patur shumë minuta të mjaftueshme në këmbët e tij.

“Si Starixh mashtu edhe Shqiri, kanë treguar se janë të aftë dhe meritojnë të startojnë në ndeshje të mëdha. Për mua meritojnë të luajnë kundër Mançester Sitit”, tha Molbi.

Kujtojëm që ditën e nesërme në orën 17:30 luan supersfida e javës së tetë në “Premier Ligë”, Liverpul-Mançester Sit, ku të dyha këto ekipe ndajnë vendin e parë të kampionatit anglez me pikë të barabarta, me 19 te tilla. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top