You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Mbyllet gjithçka në “Fadil Vokrri”/ Kosova e pafatë, miqtë largohen me pikën e artë

Mbyllet gjithçka në “Fadil Vokrri”/ Kosova e pafatë, miqtë largohen me pikën e artë

93′ Mbyllet gjithçka. Kosovë 1-1 Bullgaria. Dardanët të pafatë, miqtë largohen me pikë të artë nga “Fadil Vokrri”.

90′ 3 minuta shtesë.

90′ Tre raste të një pasnjëshme, Zeneli e Zhegrova por ndal portieri bullgar.

86′ Zeneli provon nga goditja e dënimit. Sa fare pranë golit.

79′ Largohet Kololli i dëmtuar. Në lojë Paqerada.

75′ Bullgaria mbyllet në gjysmëfushën e saj. Kosova agresime me zvendësimet e bëra në pjesën e dytë.

70′ Bullgarët vijonë provokime. Shaland këshillon të tijët për ruajtjen e qetësisë.

65′ I gjithë stadiumi në këmbë. Shërthen “Oleja” në “Fadil Vokrri”. Dardanët besojnë.

61′ GOOOL Zeneli! Barazon Kosova në 1-1.

59′ Dy zvendësime te Kosova. Largohet Shala dhe Celina. Në lojë fantazistët Halimi & Zhegrova.

55′ Muriqi shtyllë! Rasti i artë pë Kosovë por sërish fati është me bullgarët.

52′ Bullgaria rezikon. Shtyhen në sulm miqtë. Mbrojnë dardanët

47′ Edon Zhegrova & Halimi në nxehmje.

45′ Nis pjesa e dytë, nuk ka zvendësime nga të dyja skuadrat

___________________________________________________________________________________

47′ Mbyllet pjesa e parë. 0-1 për miqtë. Kosova sulmon në katër raste të pastërta por të pafat “Dardanët”. Nga ana tjetë bullgaria shënon në rastin e saj të parë drejt portës së mbrojtur nga Muric.

46′ Tenton Vojvoda, me kokë por pret portieri.

45′ 2 minuta shtesë.

44′ Sërish Rashica, përballë portierit por asgjë më tepër.

39 Gol! Kosova 0-1 Bullgaria. Buzhikov shënon nga goditja e këndit me kokë nga e majta.

35′ Celina ka shancin e artë. Pret portieri bullgar një super goditje.

30′ Kosova sulmuese minutë pas minute. Bullgarët mundohen të mbyllin në prapavijë.

25′ Kosova ruan qetësinë në lojën e saj. Mbrohen bullgarët.

19′ Ndëshkohet me të verdhë Vojvoda dhe Nedyalkov.

18′ Tjetër tension në fushë. Bullgarët provokojnë.

14′ Tension për pak minuta në fushë. Rrahmani shtyn Malinov për një ndërhyrje të parregulltë.

11′ “Kush s’kërcen nuk është shqiptar”, oshëtin stadiumi “Fadil Vokrri” nga tifozët.

9′ Rashica me portën e boshatisur. Mbrojtësi bullgar shpëton golin e parë.

5′ Lojë e barabartë e dy ekipeve. mungojnë rastet e rrezikshme.

1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë miqtë.

Minutë pas minute

Dardanët do të luajnë ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit, teksa do të përballen ndaj Bullgarisë. Optimizëm të madh ka tek Kosova, pas shumë rezultateve pozitive të marra në drejtimin e teknikut zviceran.

Trajneri Shalani zgjodhi që të hedh në fushë ndaj Bullgarisë, të njëjtin formacion që ishte në fushë ndaj Danimarkës. Kjo pasi në atë barazim me rezultatin 2-2, Kosova ka shkëlqyer. I vetmi ndryshim nga ndeshja e fundit miqësore, është aktivizimi i Kolollit që vjen nga dëmtimi, që i merr vendin Paqaradas në krahun e majtë./Shqiperia.ch/

Formacioni zyrtar/ A.Muriq, Kololli, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Kryeziu, Shala, Zeneli, Celina, Rashica, V.Muriqi

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top