You are here
Home > Kombëtarja > Lista e Shqipërisë A dhe kuqezinjëve U-21, ja se kur do të publikohen të plota

Lista e Shqipërisë A dhe kuqezinjëve U-21, ja se kur do të publikohen të plota

Ndërsa takimet e Shqipërisë ndaj Francës dhe Islandës po afrohen gjithmonë e më tepër, me vëmendje të madhe pritet edhe lista që do të publikojnë kuqezinjtë. “Shqiperia.ch” ka njoftuar edhe për disa ndryshime që do të ndodhin, ndërsa e konfirmuara ishte afrimi i Klaus Gjasulës.

Futbollisti që u mor nga Paderborni në Bundesligë, do të jetë risia e Rejës në mesfushë. Me vëmendje të madhe pritet që të shihet edhe lënia jashtë e Eros Grezdës. Megjithatë për të parë listën e plotë, “Shqiperia.ch” raporton se do të publikohet në ditën e nesërme(31 shtator), ora 11:00.

Ndërsa në mëngjesin e ditës së sotme do të zyrtarizohet lista e trajnerit Alban Bushi, sa i përket kuqezinjëve U-21. Bëhet fjalë sërish për të njëjtin orar, 11:00. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top