You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Lista e Kombëtares Shpresa/ Trajneri Bushi vjen me risi nga Superiorja dhe Belgjika

Lista e Kombëtares Shpresa/ Trajneri Bushi vjen me risi nga Superiorja dhe Belgjika

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur pak minuta më parë listën e lojtarëve të grumbulluar për tri ndeshjet miqësore që do të zhvillohen nga datat 28 maj deri më 8 qershor, me Bosnjë Hercegovinën dhe dy herë me Bjellorusinë.

Në listën e tij ka pasur disa emra të rinj, mes tyre edhe nga Superiorja, siç është Valon Ethemi i Kukësit, por edhe Dramolli i Bylisit.

Trajneri Bushi ka grumbulluar Kejdi Baren, i cili mungonte në listën e Kombëtares së Panuçit, ndryshe nga sa ndodhi në miqësoren me Norvegjinë.

Nga Belgjika vijnë Lindon Selahi i Standardit të Liezhit dhe Sebastjan Spahiu i Muskronit. / Vipsport.al

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top