You are here
Home > Kombëtarja > Liga e Kombeve/ Shqipëria përgatitet me Jordaninë, ja miqësoret e rivalëve tanë

Liga e Kombeve/ Shqipëria përgatitet me Jordaninë, ja miqësoret e rivalëve tanë

Shqipëria do të përgatitet në miqësoret e ardhshme për risinë e futur nga ana e UEFA-s, sa i përket Ligës së Kombeve.

Megjithatë, nëse shohim me vëmendje kalendarin e miqësoreve të programuara në muajt shtator-tetor, vërehet se ka diferenca për emrat e rivalëve të zgjedhur nga Shqipëria, Izraeli dhe Skocia, që do të gjenden në të njëjtin grup në Ligën e Kombeve.

Shqipëria ka zgjedhur Jordaninë si kundërshtar të sajin, në takimin që do të zhvillohet në 10 tetor. Megjithatë, i vetmi kundërshtar që shërben për të matur forcën e Kombëtares, do të jetë Uellsi në 20 nëntor.

Nga ana tjetër Skocia ka siguruar miqësore me dy nga elitat e futbollit europianë, teksa do të ndeshet me 7 shtator ndaj Belgjikës dhe 14 tetor ndaj Portugalisë. Një rival të fortë ka zgjedhur edhe Israeli, teksa në 11 shtator do të udhëtojë ndaj Irlandës së Veriut dhe është në bisedime për një tjetër miqësore. Liga e Kombeve është një format i ri që do të nisi për Shqipërinë në datën 7 shtator, në takimin që kuqezinjtë do të luajnë me Izraelin. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top