You are here
Home > Kombëtarja > Lenjani ndihmë më vete për Sionin, e nxjerr kundërshtarin nga fusha për 20 minuta (VIDEO)

Lenjani ndihmë më vete për Sionin, e nxjerr kundërshtarin nga fusha për 20 minuta (VIDEO)

Ermir Lenjani është ndihmë më vete sa i përket skuadrës së Sionit, edhe në momentin kur nuk arrin të shënojë. Futbollisti i kombëtares shqiptare e ka nxjerrë kundërshatrin e tij nga fusha e lojës, Vargas, me vetëm 20 minuta. Fillimisht lojtari i Luzernit e kishte marrë një karton të verdhë në minutën e 5 dhe pasi Lenjani po e mbante topin në kontroll në fushën kundërshtare, ndërhyrja tjetër e Vargasit ka bërë që arbitri t’i tregojë kartonin e kuq.

Por pavarësisht kësaj mungese, ekipi i Luzernit ka arritur të vendos në vështirësi Sionin, megjithëse ka luajtur thuajse për gjithë takimin me një lojtar më pak. Ndërkohë që me Lenjanin është eksperimentuar disi edhe këtë ndeshje që ka përfunduar me rezultatin 1-3, pasi ka luajtur si sulmues krahu, megjithëse jemi mësuar ta shohim më tepër si një mbrojtës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top