You are here
Home > Kombëtarja > Leksioni për Berishën dhe kopja e Salihit, sulmuesi i Skocisë: Për Kombëtaren ku nuk do të shkoja

Leksioni për Berishën dhe kopja e Salihit, sulmuesi i Skocisë: Për Kombëtaren ku nuk do të shkoja

E mbani mend justifikimin e Besart Berishës për të mos ardhur te Shqipëria? “Përtej dëshirës, jam larg dhe nuk mundem që të vijë të luajë për Shqipërinë”, ishte përgjigja e Besartit, që asokohe ishte një nga sulmuesit më në formë në Australi.

E vërtetë, distanca ishte e madhe, por edhe më shumë, dëshira për të qëndruar larg kombëtares shqiptare. Pasi nëse gjërat do të ishin ndryshe, atëhere Besarti do të ishte si Salihi, që vinte po nga një distancë e tillë, për t’i shënuar një kryevepër Norvegjisë në kohën e De Biazit, pas një skeme brilante ndërsa ndeshja përfundonte me rezultatin 0-1.

Në kushte të tilla gjendet edhe sulmuesi i Skocisë që do të mbërrijë në Shqipëri, Rusell. Aktualisht pjesë e klubit të Kansas në Amerikë, futbollisti 30-vjeçar e ka bërë të qartë në konferencë: “Largësia? Shikoni, për kombëtaren nuk ka distancë që unë nuk do të udhëtoja, vetëm e vetëm që të luaja për të. Në Shqipëri do të jetë e vështirë, por për ne asgjë nuk do të mbyllet aty. Ndërsa sa i përket periudhës në MLS, mund të them se ai kampionat ka standard të lartë dhe unë jam duke shijuar momentin”, u shpreh Rusell. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top