You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Leksioni Danimarkë! “Si dita me natën”, trajneri i Bullgarisë i mat fjalët me Kosovën

Leksioni Danimarkë! “Si dita me natën”, trajneri i Bullgarisë i mat fjalët me Kosovën

Nëse trajneri i Danimarkës do të tallej përpara takimit ndaj Kosovës, duke e nënvlerësuar kundërshtarin përtej limiteve, kjo nuk ndodh me Bullgarinë. Sigurisht që flasim për një miqësore dhe kualifikuese të Europianit dhe kjo përbën shumë ndryshim, por edhe leksioni i mëparshëm ka ndikuar mjaftueshëm.

Dardanët do e dominon kundërshtarin, madje duke krijuar edhe përshtypjen e fitores. Një gol në minutat e fundit, bëri që Danimarka të dilte me barazim nga “Fadil Vokrri”. Kur bëhet fjalë për mënyrën e dhënies së konferencës për shtyp nga ana trajneri të Bullgarisë, Hubchev, ndryshimi është si dita me natën.

“Favorit në këtë grup është vetëm Anglia, ne të gjithë të tjerët jemi të barabartë. Vetëm këtu, nuk ka favorit”, ka thënë Hubchev që e ka cilësuar Kosovën në të njëjtën nivel me Kombëtaret që kanë eksperiencë të madhe në Grupin A. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top