You are here
Home > Futboll Bota > “Legjenda Rui”! Sa mirë që nuk luajti Hysaj, mbrojtësi i Napolit bëhet gati për grabitje dhe sulmime

“Legjenda Rui”! Sa mirë që nuk luajti Hysaj, mbrojtësi i Napolit bëhet gati për grabitje dhe sulmime

Napoli ka humbur me rezultatin 1-0 ndaj Liverpulit në takimin e fundit të grupeve në “Ligën e Kampioneve”. Pas kësaj humbje, italianët duhet të largohen nga ky kompeticion, ndërsa anglezët janë ata që i bashkohen PSG-së.

Elseid Hysaj nuk ka luajtur për asnjë minutë të vetme, në këtë takim që ishte më shumë se jetik. Ndoshta edhe më mirë që shkoi kështu për shkodranin, pasi do të ishte pjesë e ndonjë sulmi të mundshëm nga tifozët. Te Napoli bëmat janë të shumta, teksa lojtarët që bëjnë gabime të pafalshme, megjithëse janë brenda kontekstit sportiv, marrin ndëshkimin e rëndë të tifozëve.

Në këtë pozitë është aktualisht Mario Rui, që është kthyer në objektin e talljeve te Napoli. Në golin e vetëm të pësuar e realizuar nga Salah, mbrojtësi i krahut të majtë kishte gjithë përgjegjësinë. Mos u çudisni kur të dëgjoni një grabitje të tij në orët në vazhdim, në Itali kanë nisur të vënë baste të sigurtë për këtë gjë, e Milik është dëshmia e fundit që vjen si provë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top