You are here
Home > Bundesliga > Legjenda që nuk i takon vetëm shqiptarëve, Altin Lala bëhet gati të marrë postin te Hanoveri

Legjenda që nuk i takon vetëm shqiptarëve, Altin Lala bëhet gati të marrë postin te Hanoveri

Altin Lala është një figurë legjendare e sportit, që nuk i takon vetëm Shqipërisë. Flasim për një ikonë të klubit të Hanoverit, që gjithmonë gjendet në “Bundesligë”. Madje në momentin që është larguar Lala nga futbolli, i është bërë ceremonia më e bukur në histori sa i përket tërheqjes së një lojtari shqiptar nga ky sport.

Aktualisht Hanoveri ndodhet në një situatë të errët, pasi ka rënë nga elita e futbollit dhe që nga sezoni i ardhshëm, do të luajë në kategori të dytë. Në kushte të tilla, është vetë presidenti i skuadrës, Martin Kind, që po mendon një revolucion në ekip.

Fillimisht është roli i drejtorit sportiv që duhet të plotësohet në staf, pasi për momentin askush nuk ndodhet në këtë pozicion. Duke parë që merkato është në prag të çeljes, atëherë e gjithë procedura duhet të mbyllet sa më shpejtë.

Do të ishte vetë presidenti Kind që do të shprehej se ka gjasa të mëdha, që Altin Lala të ketë një rol kyç në këtë pozicion, për të gjurmuar talentet. Por shqiptari nuk do të jetë i vetëm, pasi në ndihmë të tij do të jetë edhe ish-kapiteni i Hanoverit, Steven Cherundolo, me të cilin paraqiti një koncept për ndërtimin e Hanoverit. Mediat gjermane së fundmi shprehen se kjo është pista më e mundshme, ndërsa pritet që edhe Jan Shclaudraff t’u vijë në mbështjetje dy emrave të sipërpërmendur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top