You are here
Home > Kombëtarja > Legjenda italiane në shkallët e “Air Albania”, Toti me misionin e veçantë të skautit

Legjenda italiane në shkallët e “Air Albania”, Toti me misionin e veçantë të skautit

Françesko Toti ishte i pranishëm në “Air Albania”, për të parë takimin mes Shqipërisë dhe Francës. Legjenda e futbollit italian nuk erdhi vetëm për të kaluar disa kohë të bukura në Tiranë, por me misionin për të përmbushur punën.

Mediat italiane raportojnë se Toti erdhi si skaut i “Stellar Group”. Pikërisht kompania që menaxhon shumë emra të njohur, mes të cilëve spikat edhe Gareth Bale, Pickford, Rojo, Niguez, Rojo, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë “të panjohur”. Shumë lojtarë administrohen nga kjo kompani, ndërsa Toti duhej të shihte disa elemente që mund të jenë pjesë e “Stellar Group” në të ardhmen dhe të menaxhohen nga ta, megjithëse për momentin nuk janë publikuar emra konkret.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top