You are here
Home > Kombëtarja > Lë pas Donnarumën/ Strakosha e bën realitet, këtë herë përkrah talentit Mbappe

Lë pas Donnarumën/ Strakosha e bën realitet, këtë herë përkrah talentit Mbappe

Kur flasim për talentet, i pari në mendje padyshim mbetet Thomas Strakosha. Gardiani i Kombëtares tashmë ka nisur një rrugë si profesionist. Përmirësimi i tij është i dukshmëm. Vit pas viti portier i Lazios  po tregon se kundërshtari i tij më I madh është vetvetja. Këtë ka treguar edhe këtë javë. Teksa në horizont qarkulluan zëra se Totenham është skuadra më e madhe për momentin që i është vënë pas Strakoshës. Por një tjetër lajm i mirë vjen për 23 vjeçarin.

Sipas  një studimi të bërë së fundmi nga menaxherët e të dhënave të “ProFootballDB” tregojnë se mes më të mirëve gjendet dhe Strakosha. ProFootballDB ka publikuar formacionin e 11 lojtarëve të rinj më të mirë të momentit. Ku mes tyre Strakosha ka mposhtur çdo rivalitet me portierin e Milan, Donarruma, Areolan e PSG, apo edhe të tjerë./Shqiperia.ch/

Formacioni i plotë i lojtarëve të rinjë më të mië:

Tomas Strakosha (Lacio)

Benzhamin Pavard (Shtutgarti)

Hoze Maria Gimenez (Atletiko Madrid)

Matijs De Ligt (Ajax)

Lukas Hernandez (Atletiko Madrid)

Roni Lopes (Monako)

Lukas Paketa (Flamengo)

Ruben Neves (Ulverhempton)

Gaston Pereiro (PSV)

Maksi Gomez (Selta Vigo)

Kilian Mbape (PSG)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top