“Lazio Cup”, Kombëtarja U19 humbet në finale

Kombëtarja U-19 e Shqipërisë u mposht në finalen e “Lacio Cup” përballë kombëtares italiane U-19 të përbërë nga lojtarë të Serisë B. Kuqezinjtë e drejtuar nga Erjon Bogdani arritën ta çonin ndeshjen deri te gjuajtjet e penalltive pas 120 minutave të barabarta pa gola, edhe pse luajtën për 100 minuta me një lojtar më pak prej ndëshkimit me karton të kuq të Mikael Bytyçit në minutën e 21-të. Në gjuajtjet nga pika e bardhë, italianët u treguan më të saktë duke triumfuar me rezultatin 3-4.Pavarësisht humbjes, Shqipëria bëri një paraqitje mjaft të mirë gjatë këtij kompeticioni dhe në fund të takimit u nderua me trofeun e vendit të dytë.

About the author