You are here
Home > Kombëtarja > Latifi fiton duelin me trajnerin tek Puskas Academy, ja çfarë e detyron të bëjë

Latifi fiton duelin me trajnerin tek Puskas Academy, ja çfarë e detyron të bëjë

“Ose unë, ose ai”. Këto janë fjalët e trajnerit Pinter të Pushkash Akademi për Liridon Latifin dy muaj më parë. Nga kjo “betejë”, sot i fituar ka dalë Liridon Latifi, i cili është kthyer përsëri në fushën e lojës duke nxjerrë të humbur trajnerin e tij.

Mesfushori shqiptar nuk luante në kampionat me ekipin e parë prej dy muajsh, që nga ajo deklaratë e famshme e trajnerit të tij. Por në ndeshjen e sotme ndaj Debreccen, në kampionatin hungarez, Latifi e ka parë veten fillimisht në stolin e rezervave, e më pas në fushën e lojës, i aktivizuar në minutën e  79 të takimit, kur rezultati ishte 1-1 dhe skuadra e tij ishte me një lojtar më pak, pasi mesfushori Grgicc kishte dalë me karton të kuq.

Latifi nuk arriti të bënte diferencën, pasi sfida u mbyll 1-1, por kjo ishte një fitore e vogël për mesfushorin shqiptar. Lojtari kishte spikatur javën e kaluar duke shënuar 4 gola me ekipin e dyët në 25 minuta në kategorinë e tretë hungareze. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top