Las Palmas dëshiron ta transferojë Manajn

Rej Manaj sezonin që pritet të nisë për pak ditë mund të aktivzohet në kampionatin spanjoll me ngjyrat e Las Palmas. Sipas mediave në Itali klubi nga ishujt kanarie është gati të nisë bisedimet për ta përfituar sulmuesin 20 vjeç me formulën e huazimit.
Rey Manaj para disa kohësh ishte një ndër lojtarët shqiptarë më të kërkaur, ndërsa aktuaklisht duket se sulmuesi kuqezi ka kaluar disi në hije, kjo edhe për shkak të një sezoni jo në kulmin e formës, si me Pescarën fillimisht në Serinë A më pas edhe me Pizës në një kategori më ulët, megjithatë klubet që synojnë shërbimet e sulmuesit lushnjar nuk mungojnë.

Duke iu referuar mediave në Itali, pas Granadës është një tjetër klub spanjoll si Las Palmasi ka vendosur nën shënjestër lojtarin e përfaqësueses shqiptare dhe pritet që shumë shpejt të nisë bisedimet me Interin për ta përfituar futbollistin në formë huazimi. 

Manaj ka një kontratë me zikaltërit deri ën vitin 2020, por nuk është pjesë e planeve të trajnerit Spalletti dhe normalisht edhe ai vetë do të kërkojë të largohet në një “piazzë” më të ulët, për të pasur më shumë mundësi aktivizimi.

Gjatë këtij sesioni të merkatos interes për 20 vjeçarin shfaqën edhe disa klube italiane si Benevento, Carpi e Foggia por edhe gjermanët e Augsburgut, megjithatë për momentin duket se e ardhmja e djaloshit nga Lushnja do të jetë në primera divzion me klubin e ishujve Kanarie.

About the author

GALERIA