You are here
Home > Futboll Bota > Largon legjendën Bufon nga Lacio, tani Thomas Strakosha mund të bashkohet me Granit Xhakën

Largon legjendën Bufon nga Lacio, tani Thomas Strakosha mund të bashkohet me Granit Xhakën

Në orët e fundit në mediat italiane ishte publikuar lajmi se legjenda e Juventusit, Bufon, mund të përfundonte te ekipi i Lacios. Megjithatë është agjenti i këtij lojtari, Silvano Martina, i cili flet qartë: “Nuk është e mundur që të ndodhë, pas ata kanë Strakoshën”.

E teksa ky diskutimi lihet pas, një tjetër hapet për merkaton e verës. Portieri shqiptar nuk e ka të garantuar qëndrimin te Lacio, pasi e kërkojnë skuadra të njohura në Angli. Pas Totenhemit që e ka dashuri të vjetër me gardianin kuqezi, është Arsenali që hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e Strakoshës. Të paktën kjo vjen nga Italia, duke marrë parasysh faktin se londinezët e Emeri kërkojnë një portier, pas lënies së futbollit të Ceh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top