You are here
Home > Futboll Bota > Largohet nga Juventusi, Bufoni “firmos” me Gladbahun

Largohet nga Juventusi, Bufoni “firmos” me Gladbahun

Gjatë ditës së sotme, Bufon zyrtarizoi largimin nga Juventusi në fund të sezonit, ndërkohë që kanë lindur dilemat e para se kush do të jetë skuadra e radhës për portierin italian.

Skuadra e Bundesligës, Borusia Gladbah, ka postuar një foto në rrjetin social “Twitter”, ku Bufoni prezantohet me shallin e skuadrës gjermane. Sigurisht që kjo ishte një shaka nga ana e klubit, por janë të shumtë tifozët të cilët e kanë besuar këtë lajm.

Disa orë më vonë, nëpërmjet një postimi tjetër, gjermanët kanë sqaruar se ka qenë një shaka, duke u shprehur se numri i personave të cilët e besuan këtë rreng ka qenë shumë i lart. Në fakt, faqja e Gladbahut në “Twitter” njihet për humorin dhe ironinë që përdor, ku shpesh herë përfshihen edhe vetë futbollistë të skuadrës. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top