Lamtumirë United, transferohet në Milan? (Foto)

Morgan Schneiderlin mund ta vesh fanellën e Milanit gjatë janarit

Morgan Schneiderlin është vu në radarin e klubit nga Serie A, Milanit, të cilët e duan mesfushorin e Manchester Unitedit në ‘San Siro’ gjatë janarit, raporton Calciomercato, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori francez nuk po arrin të gjejë vend në formacionin e Jose Mourinhos dhe për këtë pritet të largohet nga ‘Old Trafford’.

Milani është favoriti kryesor për të nënshkruar me ish mesfushorin e Southampton, derisa edhe Crystal Palace e kërkon francezin. /Express/

About the author