You are here
Home > Futboll Bota > Lakti fiton ndeshjen e pazakontë me Fiorentinën, në ekipin e parë dhe 21 gola për 90 minuta

Lakti fiton ndeshjen e pazakontë me Fiorentinën, në ekipin e parë dhe 21 gola për 90 minuta

Fiorentina ka fituar një ndeshje me rezultat të pazakontë ndaj skuadrës amatore të Val di Fassa. Me ekipin e parë të të njohurëve italian ishte edhe mesfushori shqiptar, Erald Lakti. Ky i fundit ka qënë kapiten te të rinjtë e Fiorentinës, ndërsa tashmë po grumbullohet në ekipin e parë.

Në ditën e sotme lojtari i Shqipërisë ka luajtur si titullar, ndërsa ekipi i tij fitoi me shifrat 21-0. Një festival golash, që ishte disi e kuptueshme pasi luhej ndaj një grupi lojtarësh të rinjë, të cilët futbollin nuk e kanë punë të vetme, por e luajnë me kohë të pjesshme. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top