Lajme jo të mira për Armir Abrashin, rrezikon grumbullimin

Në javën e 26 të Bundesligës Freiburgu udhëtoi në transfertën e kryeqytetit përballë Herta Berlin. Takim i mbyllur me rezultatin 0-0 nuk solli aq fat për mesfushorin gjakovar të kombëtares sonë. Armir Abrashi pësoi një lëndim mjaft serioz në minutën e 29′ të ndeshjes.

Gjatë një ndërhyrje të gabuar nga ana e kundërshtarit, Abrashi pësoi dëmtime në gjymtyrët e poshtëm. Pas ndërhyrjes së mjekëve në fushë u konstatua se mesfushori nuk mund të vazhdonte me gjatë në tapetin e gjelbërt.

Abrashi u nënshtrua rezonancave manjetike të cilat saktësuan më me detaje problemin në gju të tij. Vet klubi i Freiburg njofton se mesfushori shqiptar do të mungojë për një kohë të gjatë pasi problemi është serioz. Duke uruar një rikthim sa më të shpejt klubi zyrtarizon dëmtimin.

Në këto kushte Armir Abrashi humbë edhe shancin e grumbullimit në miqësoren e 26 marsit. Për Christian Pannucin fillojnë të ngushtohen hapsirat pasi me kombëtaren rrezikojnë pjesmarrjen edhe disa legjionarë si pasojë e dëmtimeve. Megjithatë gjendja e krijuar u ofron mundësi talenteve të rinj të afrohen në grumbullimin e marsit.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author