You are here
Home > Futboll Bota > Lacios i ikën situata nga duart, De Biazi vesh xhaketën dhe kërkon…duart e zgjatura të Etrit Berishës

Lacios i ikën situata nga duart, De Biazi vesh xhaketën dhe kërkon…duart e zgjatura të Etrit Berishës

Ditën e djeshme skuadra e Lacios mori një barazim në shtëpinë e saj, kundër ekipit të Sampdorias të cilët arritën të barazonin më minutën e 99. Nga mediat italiane po flitet për një situatë kaotike që po kalon ekipi i Lacios. Jo vetëm ajo çka u pa në fushën e blertë, por edhe në tribuna, ku raportohet për një “dhunë” piskologjike nga ultrasit lacial në drejtim të lojtarëve të skuadrës së tyre.

Në sektorin e ultrasve lacial, “Curva Nord”, është parë edhe një parrullë raciste kundrejt lojtarit serb Milinkoviç Saviç. Sipas raportimeve të fundit, nuk është vetëm mesfushori ai që ka qënë nën presion, por edhe disa futbollistë të tjerë, mes tyre edhe gardiani shqiptar Thomas Strakosha. Duket se situata në kampin lacial po del jashtë kontrollit, ashtu si brënda klubit, por dhe jashtë saj.

Pak ditë më parë është përfolur për një largim të mundshëm të trajnerit aktual të ekipit të kaltër, Simone Inzaghi. Si zëvendësues i tij është përfolur që do të jetë ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biasi. Menjëherë pas këtij lajmi, numri një i Lacios, Klaudio Lotito, e ka përgënjeshtruar këtë gjë duke konfrimuar Inzaghin në krye të stolit lacial.

Me barazimin e marrë ditën e djeshme, skuadra e Lacios largohet gjithnjë edhe më shumë nga vendi i katërt i tabelës së klasifikimit të kampionatit italian. Objektivi skuadrës së kaltër të qytetit të Romës është që vitin e ardhshëm ata të marrin pjesë në kompeticionin “Champions League”, por në këtë mënyrë, vazhdimësia në të njëjtën mënyrë është e pamundur. Një tjetër dështim, do të bënte që Inzaghi të jepte dorëheqjen nga skuadra, falë presionit të madh të tifozëve, në mos të një shkarkimi të mundshëm nga kryesia. Ashtu siç u tha edhe më parë, vetëm dy ndeshje dhe dy mundësi ishin për trajnerin aktual të Lacios. Ajo ndaj Sampdorias i iku nga duart, ndaj Atalantas së Berishës luan gjithçka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top