Lacio përshëndet luftëtarin Lorik Cana: Prezenca jote nder për ne!

Lajmi për lamtumirën e kapitenit legjendar të Kombëtares, Lorik Cana, nuk ka bërë bujë vetëm në mediat shqiptare.

Mbrëmjen e 9 tetorit në ndeshjen historike Shqipëri – Itali që u luajt në “Loro Boriçi”, mbrojtësi me numrin më të madh të prezencave në ekipin kombëtar, plot 93 të tilla, u përshëndet me tifozët kuq e zi në ceremoninë e organizuar nga federata.

Ky moment u përcoll në të përditshmet franceze si dhe ato italiane, por më i veçanti ka qënë dedikimi i klubit të Lacios në faqen zyrtare në “Facebook” dhe “Instagram”.

“Faleminderit Lorik Cana, ishte nder për ne të të kishim pjesë tonën! Urojmë që e ardhmja të të dhurojë kënaqësi të mëdha”, shkruan klubi italian në “Instagram”.

“111 beteja për të mbrojtur këto ngjyra. Fat i mirë luftëtar!”, shkruan klubi lacial në “Facebook”.

About the author